Tuesday, May 7, 2019
Riciklimi
Riciklimi
Riciklimi eshte procesimi i materialeve te perdorura ne produkte te reja, ne menyre qe te reduktoje shperdorimin e materialeve te dobishme.
Riciklimi
Riciklimi
Riciklim eshte procesimi i materialeve te perdorura ne produkte te reja, ne menyre qe te reduktoje shperdorimin e materialeve te dobishme.
Riciklimi eshte proçesi i riperpunimit te mbeturinave. Kohet e fundit ky proces ka nje zhvillim te gjere ne shume fusha industriale: te hekurit, drurit, plastikes, te qelqit (per te permendur ketu me te rendesishmet). Per te bere sa me te thjeshte kete proces dhe riperfitimin e materialeve te riciklueshme eshte vene ne funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave ne kontenitoret perkates: leter, qelq, plastike apo mbetjet e njoma (qe jane mbetjet ushqimore).
Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tone. Grumbullimi i mbeturinave sjell nje mjedis me te paster per ne e femijet tane, kurse riciklimi i tyre mbron burimet e pasurite natyrore qe te mos shterojne kurre.
RIPERDORIMI, REDUKTIMI, RICIKLIMI...jane 3 fjalet me te rendesishme qe ndihmojne natyren dhe mjedisin ku jetojme. ndryshe te quajtura 3R (nga angl. Reduce, Recycle, Reuse. nga ital. Ridurre, Ricilare, Riutilizzare). Riciklimi behet i mundur fale ndihmes tone. Jemi ne ata qe duhet te diferencojme fillimisht mbeturinat qe prodhojme. Per te bere nje grumbullim te diferencuar sa me efektiv, eshte e rendesishme te njohim cilat jane materialet e riciklueshme dhe si duhet ti ndajme ato.
< Riciklimi i letres hap pas hapi >
1- Mblidhen mbetjet e letres nga vendgrumbullimet e mbetjeve.
2- Letra futet ne kazana me uje.
3- Ndahen fibrat e letres nga mbetjet e tjera si boje, papasterti etj.
4- Lenda e formuar thahet dhe i jepet forme duke e presuar.
5- Formohet keshtu letra e re e gatshme per perdorim.
Letra nuk mund te riciklohet deri ne pafundesi. Fibrat e letres pas cdo riciklimi vine e shkurtohen duke ulur keshtu cilesine e letres. P:SH Nje kuti kartoni mund te riciklohet deri ne gjashte here.
Subscribe to:
Posts (Atom)